Keni blerë abonimin tuaj DigitAlb nga digitalb.shop dhe po pyesni si ta aktivizoni? Procesi është i thjeshtë dhe zgjat vetëm disa minuta.
Hapi 1: Kontrolloni emailin tuaj
Pasi të keni përfunduar blerjen, do të merrni automatikisht një email me:
- Konfirmimin e porosisë
- Kodin e aktivizimit (voucher code)
- Udhëzimet e aktivizimit
Nëse nuk e gjeni emailin, kontrolloni dosjen Spam ose na kontaktoni direkt.
Hapi 2: Shkarkoni aplikacionin DigitAlb
- Android TV / Smart TV – Nga Google Play Store
- iPhone / iPad – Nga App Store
- Amazon Fire TV – Nga Amazon Appstore
- PC / Mac – Nga shfletuesi web
Hapi 3: Aktivizoni kodin tuaj
- Hapni aplikacionin dhe hyni në llogarinë tuaj
- Shkoni te "Llogaria ime" → "Aktivizo kodin"
- Shkruani kodin e aktivizimit nga emaili juaj
- Klikoni "Aktivizo"
Abonimenti juaj aktivizohet menjëherë – filloni të shikoni!
Keni problem me aktivizimin?
Na kontaktoni direkt përmes email ose WhatsApp dhe ekipi ynë ju ndihmon menjëherë.
SQ
EN
DE
IT
FR